Real shmang humbjen në fund me Sevilla

Real Madrid nuk shfrytëzoi barazimin mes Barcelona dhe Ateltico për të përfituar në garën për titullin në La Liga. Skuadra e Zidane barazoi 2-2 me Sevilla, që pasi ka siguruar Champions po tenton që të jetë pjesë e skuadrave që kërkojnë titullin.

Në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, Real rrezikoi shumë madje ishte me fat, pasi miqtë kaluan 2 herë në avantazh, por pa arritur ta mbrojnë atë. Shpëtimtari i Los Blancos ishte Hazard, i cili realizoi në kohën shtesë golin që shmangu humbjen.

Në La Liga gara për titullin duket se do të zgjidhet në javën e fundit, duke parë se si po shkojnë takimet. Kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur renditja kryesohet nga Ateltico në kuotën e 77 pikëve, i ndjekur nga Real dhe Barcelona me nga 75.

Tv Klan