Jorge Mendes mbështet Ronaldon, fenomeni brazilian del hapur për Benzema

‘France Football’ do të shpallë fituesin e Topit të Artë më 29 Nëntor dhe një prej kandidatëve kryesor për të fituar këtë çmim është edhe portugezi Cristiano Ronaldo. Pesë herë fituesi i Topit të Artë është padyshim një nga emrat më të lakmuar, por konkurrenca është tepër e fortë. Megjithatë, për agjentin e tij, Horge Mendes numrat flasin vetë dhe Ronaldo nuk ka aspak rivalë në këtë garë.

“Shifrat flasin për të dhe duhet të jenë të mjaftueshëm pasi ai ka shënuar 115 gola për Portugalinë, duke u bërë mbajtësi i rekordit botëror me ekipet kombëtare dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit. Ai është i vetmi që ka fituar gjithçka në tre vende të ndryshme dhe shumë konkurrencë si Italia, Spanja e Anglia”, tha Mendes për mediat portugeze.

Mbështetje të madhe ka dhe për ish-shokun e tij te Real Madrid, Karim Benzema. Legjenda braziliane, Ronaldo Fenomeni ka dalë hapur për të votuar francezin në këtë garë, edhe pse në fakt nuk ka të drejtë vote.

“Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë. Nivel i çmendur për 10 vjet, mbi të gjitha një kampion. A nuk jeni dakord?”, shkruan Ronaldo në rrjetet sociale.

Në garë për Topin e Artë 2021 është dhe fituesi në fuqi, Lionel Messi.

Klan News