Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit në Serie A synimet për të gjithë objektivat mbeten të hapur.

Kjo nis që nga titulli kampion ku diferenca mes Juventus dhe Napoli është 4 pikë, ndërsa duhet luajtur ndeshja të dielën në Torino mes tyre. Goli me roveshatë i nigerianit Simy ndali Juve në një barazimin 1 – 1 në fushën e Crotones.

Te Napoli do të besojnë deri në fund, pasi Juventus ka një kalendar më të vështirë ku do të luajë me Inter dhe Roma. Të dy këto ekipe synojnë një vend në Champions League ku në këtë garë është përfshirë edhe Lazio.

Milan tani shikon te Europa League ku kundërshtarë ka Atalantan, Sampdorian, Fiorentinën dhe Torinon. Një kategori më poshtë mund të quhet i rënë Benevento edhe pse jo ende matematikisht. Crotone dhe Verona kanë ende shpresë për të qëndruar, pasi janë ende të rrezikuar Spal, Chievo, Cagliari, madje edhe Udinese dhe Sassuolo.

Tv Klan