Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është diskutuar mbi arsyen se pse Kristi kërkon të dalë me vajzat që del Xhoni. Nga ana tjetër, fronisti është shprehur se kjo është një garë ngaqë janë dy princa në këtë format dashurie.

Eni Shehu: Krist a e ke egon të madhe siç tha edhe Liljana? Cila është arsyeja që kërkon të dalësh dhe me vajzat që del Xhoni?

Julka Gramo: Bari i komshiut është gjithmonë më i gjelbër…

Kristi: Nuk është ideja aty, por jemi dy princa, historikisht ka garë.

Julka Gramo: Pse shkon direkt tek gara? Jepi kohë që të dalë me vajzat që i ka zgjedhur para teje. Është njësoj si koha televizive që ti i flet gjatë gjithë kohës Xhonit sipër. I merr kohën, i merr vëmendjen dhe mundohesh që ta shpërqëndrosh. Lëre të dali, ti zgjidh dikë tjetër.

Daniela: Kristi është lokomotiva e prishur e trenit të Xhonit, kështu që i bën zhurmë përherë mbrapa. Kështu më duket, vagoni më i shkatërruar i fundit.

Kristi: Unë dua të krahasoj takimin që do të bëjë Xhoni me Kleonën dhe takimin që kam bërë unë për shembull.

Julka Gramo: Pra, ti i nxjerr vajzat që t’i kesh në takim për këtë krahasimin, po bën eksperimente sociale?! Vera, vitin tjetër merre edhe producent, edhe autor programesh. Nuk më duket shumë etike.

Kristi: Unë nuk erdha këtu për të shitur etikë. Unë erdha këtu për të qenë vetvetja për të zhvilluar një lloj dinamike./tvklan.al