“Marca”: Do të marrë 22 milionë Euro në sezon

Gareth Bale ka një arsye të fortë që të joshet nga oferta e Jiangsu Suning. Klubi kinez i ofron 22 milionë Euro në sezon për 3 vitet e ardhshëm, sipas gazetës “Marca”.

Një pagë shumë më e lartë se ajo që mund të përfitojë në çdo ekip europian. Sportivja e njohur madrilene shkruan se ky transferim pritet të bëhet shumë shpejt. 30-vjeçari është i padëshiruar te Real Madrid dhe do të largohet këtë verë, diçka e pranuar edhe nga Zinedine Zidane.

Bale është aktivizuar pak gjatë miqësoreve të verës sa për të ruajtur formën fizike. Më herët një tjetër ekip kinez, Shanghai Shenhua, u interesua për të marrë Gareth Bale. Sulmuesi i ardhur në 2013 në Madrid ka fituar gjithçka me Real, 13 trofe nga të cilët 10 ndërkombëtarë. Ai është kampion i Spanjës, kampion i Europës dhe i Botës.

Tv Klan