E ardhmja e Gareth Bale tek Real Madrid vazhdon të jetë e pasigurt.

Pas finales së Champions në Kiev, uellsiani dha sinjale se edhe mund të largohet. Mundësitë për të në klubet europiane nuk mungojnë. Të fundit që janë interesuar për të janë gjermanët e Bayern Munchen.

Mediat britanike raportojnë se për trajnerin e ri Niko Kovac, Bale është kthyer në objektivin kryesor të merkatos. Futbollisti shihet si mundësia për të zëvendësuar veteranët Ribery dhe Robben.

Por Bale duket se e ka refuzuar ofertën, madje raportohet se ai dëshiron të luajë në Premierleague nëse do të largohet nga Real.

Interesimin më të madh për të e ka shfaqur Manchester United. Madje ai duket se është një prioritet krahasuar edhe me Cristiano Ronaldon. Për momentin shitblerjet e lojtarëve tek Real Madrid janë paralizuar në pritje të ardhjes së trajnerit të ri, i cili do të vendosë kë do të mbajë dhe kë do të largojë nga ekipi.

Tv Klan