Kur dramaturgu britanik Patrick Hamilton shkroi veprën “Gas Light” në vitin 1983  ai nuk mund ta merrte me mend se sa shpesh do të përdorej kjo fjalë në shekullin e 21-të. Merriam-Webster, botuesi më i vjetër i fjalorëve në Amerikë ka zgjedhur fjalën “gaslighting” si fjalën e vitit, pasi kërkimet për këtë fjalë janë rritur  me 1.740%  në vitin 2022. 

Gaslighting është një term që përdoret për të treguar një formë të abuzimit mendor e cila e shtyn “viktimën” të vërë në dyshim realitetin e tij.

“Në këtë epokë të dezinformatave, të ‘lajmeve të rreme’, teorive konspirative, trolleve në Twitter dhe falsifikimeve të thella, “gaslighting” është shfaqur si një fjalë për kohën tonë”, tha Merriam-Webster në një deklaratë.

Çuditërisht, interesi i kërkimit për fjalën nuk u nxit nga asnjë ngjarje e vetme. Ishte një fjalë që shikohej shpesh çdo ditë të vitit,”  tha Peter Sokolowski.

Sipas BBC, “gaslighting” e ka origjinën nga shfaqja e Hamiltonit e epokës viktoriane e vendosur në Londër, e cila ka në qendër një martesë të bazuar në gënjeshtra dhe mashtrime. Personazhi kryesor Jack Manningham kërkon të bindë gruan e tij Bella se ajo po çmendet, duke i thënë madje se ajo po imagjinon zbehjen e dritës së gazit në shtëpinë e tyre.

Shfaqja u përshtat dy herë për ekranin, në fillim për Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1940, më pas në SHBA në vitin 1944. Versioni amerikan, ku luan Ingrid Bergman, fitoi dy çmime Oscar dhe ruhet në Regjistrin Kombëtar të Filmit të SHBA-së si një vepër me rëndësi kulturore, historike dhe me rëndësi estetike.

Por, siç vëren Merriam-Webster, edhe pse termi i referohet kryesisht manipulimit psikologjik në shekullin e 20-të, përdorimi i tij “modern” nxitet nga rritja e madhe e kanaleve dhe teknologjive të përdorura për të mashtruar njerëzit, veçanërisht në kontekste personale dhe politike.

Gjithashtu të martën, kompania vuri në dukje disa fjalë të tjera që ishin ndër më të kërkuarat e saj këtë vit.

Të cilat janë:

  1. oligark
  2. omicron
  3. kodifikoj
  4. LGBTQIA
  5.  i ndjeshëm
  6. i shkrifët
  7. bastisje
  8. bashkëshortja mbretëreshë./tvklan.al