Manastirliu: Në mbrëmje vijnë 7020 doza të tjera të Pfizer

Vaksinimi i personave nën 70 vjeç dhe i të sëmurëve kronikë mbi 60 ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit. Imunizimit të qytetarëve me dozën e parë të vaksinës u ndoq ng Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë.  

Manastirliu tha se mbrëmjen e së hënës vijnë dozat e tjera të parashikuara nga kontrata me kompaninë Pfizer.

“Dua t’ju siguroj që ky proces do të vijojë me të njëjtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Sot presim që të vijnë 7020 doza të kontratës me Pfizer ”, u shpreh Manastirliu.

Ndër të tjera ministra e shëndetësisë tha se imunizimi i popullisë me dozën e parë të vaksinës anticovid është në prag të 10% të popullsisë.

“Elbasani po ecën shumë mirë, janë mbi 22 mijë vaksinime, do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit në grupmoshën +60 deri 69, sigurisht duke filluar me fashën e moshës më të lartë. Ne në tëtërsi kemi kryer mbi 260 mijë vaksinime, prej tyre, 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë”, tha Manastirliu

Vakisnimi është shtrirë edhe për fashën moshore 60-69 vjeç, duke filluar nga mosha më e madhe, në zbritje deri në 65 vjeç. Ndërsa për grupmoshën 60-65 vjeç, është për të sëmurët kronikë.

Klan News