Italia është zyrtarisht  në valën e dytë të COVID-19. Për disa ditë me radhë rastet me COVID-19 po shtohen dhe këtë të hënë janë regjistruar 9338 të tillë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar dhe 73 viktima. Autoritetet shtojnë se janë kryer 100 mijë tamponë, 48 mijë më pak se një ditë më parë, por numri i të infektuarve është shumë i lartë.

Numri total i të prekurve që nga nisja e pandemisë është 423,578, nga të cilët  36,616 kanë humbur jetën 252,959 janë shëruar.

Sipas të dhënave mësohet se numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orë është 1,498, një shifër e ulët krahasuar me infektimet./tvklan.al