Përfitojnë nga procesi i rindërtimit edhe ata pa dokumente pronësie

Të gjitha shtëpitë e shembura apo dëmtuara nga tërmeti në zonën e Sukthit do të rindërtohen edhe pse nuk kanë pasur dokumentin e pronësisë.

Nga fshati Kullë në Sukth, kryeministri Rama ka premtuar se edhe pak ditë dhe 43 shtëpi do të hapin dyert për familjet e prekura nga tërmeti. Disa prej familjeve në këtë zonë fitojnë edhe shtëpi plus sipas kurorëve të mbledhura në shtëpinë e mëparshme.

“Shtëpia e vjetër u prish, kishit një, tani keni dy. Tani jeni zgjeruar, vetëm se duhet të përvishni mëngët, ta bëni bukur tani”

Problemin me dokumentacionin e banesave të dëmtuara e kanë pasur të gjithë banorët në zonën e Sukthit. Bashkia e Durrësit e ka zgjidhur këtë problematikë duke përfshirë njësinë administrative, institucionet e OSHE-së dhe të ujësjellës kanalizmeve, si dhe kryepleqtë e fshatit në mënyrë që të vërtetojnë që këta banorë janë vendosur për më shumë se 20 vite në këtë zonë.

Me VKM e ndryshuar, qytetarëve që nuk mund t’iu ndërtohet banesa në vendin ku kanë qenë më përpara, do të mund të aplikojnë në Bashki dhe të marrin fondin për ta rindërtuar vetë shtëpinë.

Klan News