E Hëna ishte dita më të përgjakshme e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut, që fundit të luftës civile në 1990-ën. Autoritetet libaneze shtuan në 558 numrin e viktimave dhe mbi 1600 atë të të plagosurve, vetëm nga bombardimet izraelite që prej të Hënës të përqendruara kryesisht në jug të vendit, por që u shtrinë edhe në kryeqytetin Bejrut e më tej në veri, të përcaktuara në këtë hartë me pika të kuqe. Mes viktimave numërohen edhe 50 fëmijë.

Në një mbledhje me krerët e ushtrisë, ministri i Mbrojtjes Joav Galant njoftoi se vetëm të Hënën u godit një numër i madh prej 1600 objektivash të Hezbollahut. Sipas tij, bombardimet i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm grupit të militantëve pro-iranianë.

Luftimet kanë vazhduar edhe këtë të Martë. Hezbollahu u kundërpërgjigj me raketa drejt qyteteve të veriut të Izraelit, shumica e të cilave u shkatërruan në ajër. nga mbrojtja kundërajrore izraelite. Thirrjet e Izraelit ndaj libanezëve për t’u larguar nga zonat në shënjestër të sulmeve shkaktuan radhë të gjata automjetesh, kryesisht në rrugët e jugut të Libanit.

Fushata kundër Hezbollahut ka lënë në hije luftën e Rripit të Gazës dhe tashmë këto tensione rrezikojnë të shkaktojnë një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Tv Klan