Tijjani Reijnders mund të jetë një nga largimet e merkatos së verës te Milani. Mesfushori holandez, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, me paraqitjet e tij të shkëlqyera.
Manchester City e ndjek lojtarin prej kohësh dhe po bën gati një ofertë. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, klubi anglez ka gati një ofertë prej 50 milionë Eurosh, por mund të shkojë deri në 70 milionë Euro, pasi duan ta afrojnë që në Qershor, për ta pasur në Botërorin e klubeve.
Milani ka rinovuar me Reijnders deri në vitin 2030, por një ofertë si ajo e përmendur më sipër, padyshim që do i fuste në mendime drejtuesit.
Tifozët kuqezi i tremben përsëritjes së rastit Tonali, me mesfushorin që në verën e vitit 2023, u shit te Newcastle, duke lënë një boshllëk të madh në formacionin e italianëve.
/tvklan.al