Gati aeroporti më i madh në botë

Gati aeroporti më i madh në botë

23:52 19/09/2019

Kina është gati të përurojë aeroportin më të ri ndërkombëtar. “ Daxing Pekin” është konsideruar si një mega-aeroport dhe do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në botë. Ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është forma e veçantë e tij. Nga lart ai duket si yll deti.

Pekini mban vendin e dytë në botë për aeroportin më të frekuentuar, që është ai i kryeqytetit, Pekinit. Duke qenë se ai po mbingarkohet dhe nuk mund të shtohen fluturime, apo avionë të rinj, është konsideruar si domosdoshmëri krijimi i një hapësire tjetër me një kapacitet më të madh.

Së bashku me të do të përurohet dhe Airbus A380, avioni më i madh në botë, që konsiderohet si pjesë e epokës së re të transportit ajror.  Gjë që lë të kuptohet që synimet e tyre janë akoma dhe më të mëdha.

Për këtë projekt kanë nisur punimet që në vitin 2014 dhe vlera e tij mendohet të ketë arritur deri në 11.5 miliardë dollarë, ndërkohë që fluturimi i parë do të kryhet nesër më 20 Shtator.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT