Rama: Korridori i 8, pjesë e korridoreve evropiane
Gjatë inspektimit të punimeve në aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8 kryeministri Rama u informua se deri në fund të Shtatorit do të asfaltohen 5 km e para.
Ky është loti i parë në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike nga tetë lote gjithsej të kësaj autostrade. Sipas zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse.
“Ne do ta zgjidhim bajpasimin e Librazhdit. Bëhet fjalë për tre kilometra, por byppasi i Elbasanit është një byppas i komplikuar. Nga ana tjetër në planet e ARRSH është se të paktën gjatë vitit 2024 duhet të nisim projektimin e zgjerimit të rrugës nga Elbasani deri në dalje të Rrogozhinës.”
Në këtë zonë ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve. Pritet që Korridori 8-të nga Durrësi në Shkup të përfundojë para vitit 2030, dhe jo më vonë se viti 2040. Korridori 8 është i vetmi korridor horizontal që lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe që kalon mes vendeve të NATO.
Në këtë situatë të nderë gjeopolitike, ky korridor çimenton rolin strategjik të Shqipërisë në sigurinë e Europës Juglindore, dhe plotëson kontributin që japim me TAP në sigurinë energjetikë të Europës.
Shqipëria do të hyjë kështu plotësisht në hartën e korridoreve të BE-së në aksin horizontal: në hartën e mëparshme. Vendi ynë ndërlidhet aktualisht me akset e transportit të BE-së vetëm nëpërmjet korridorit 10.
Së dyti, Korridori 8 u jep përparësi nyjeve logjistike dhe zhvillimore të të gjithë pikave ku kalon. Në këtë rast, Porti i Durrësit (Porto Romano) por edhe Elbasani, Struga, etj., marrin vlera strategjike jo vetëm për shtetet ku ndodhen, por për të gjithë Europën.
Klan News