FDA pritet të miratojë vaksinën për grupmoshat nga 12-15 vjec

FDA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave po përgatitet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për adoleshentët e moshës nga 12 deri në 15 vjeç në fillim të javës së ardhshme. Lajmin e njoftoi “New York Times”, duke cituar burime federale të cilat janë në dijeni të planeve të agjencisë. Duke pare situatën e krijuar nga Covid-19, Pfizer ka të gjitha kapacitetet që të jetë në gjendje të përgatitet për të imunizuar shumë të rinj, përpara se të filloje viti i ri shkollor.

Sipas “New York Times”, Pfizer njoftoi rezultatet nga prova e kryer tek adoleshentët që tregon se vaksina është po aq efektive tek kjo grupmoshë njësoj si tek të rriturit. Autoritetet Shëndetësore Amerikane theksojnë se vaksinimi i fëmijëve është thelbësor për rritjen e nivelit të imunitetit në populate, duke ulur kështu shtrimet në spitale.

Vaksinat Pfizer dhe Moderna deri më tani janë autorizuar për moshat mbi 16, ndërsa Moderna për moshat mbi 18.

Deri më tani mbi 100 milion të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë imunizuar plotësisht me vaksinat anti-covid.

Klan News