Shqipëria asnjë rast me koronavirus

Asnjë rast me koronavirus i konfirmuar apo i dyshuar nuk gjendet në Shqipëri, por kjo nuk e ka penguar Ministrinë e Shëndetësisë të bëjë gati dhomat e izolimit në spitalin infektiv.

Dhomat kanë dalje direkt nga njësia e re urgjencës, duke shmangur kështu mundësinë e infektimit të pacientëve të tjerë.

“Është e rëndësishme që në QSUT ne kemi bosket e izolimit, të pajisur me gjithë elementët përkatës, që nga pjesa e aparateve respiratore të monitorimit edhe sistemin e gazrave mjekësor. Përsa i përket ndjekjes së rasteve, është përcaktuar edhe algoritmi i ndjekjes së rastit, që do të thotë se nga moment i konstatimit apo dyshimit, rasti paraqitet në QSUT, dhe QSUT është struktura që do të mbajë dhe do të trajtojë këto raste, sigurisht në bazë të flukseve që do të kemi”.

Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i  ri. Në kuadër të emergjencës globale, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur Task-Forcën e cila koordinon çdo ditë planin e masave, ndërsa vijon të kërkojë rritjen e survejancës.

Tv Klan