Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi portugez ndihet në formë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Al Nassr.
Sipas asaj që raportohet nga “TNT Sports”, CR7 është në bisedime të avancuara për të rinovuar kontratën me klubin saudit.
Bëhet fjalë për një kontratë të re, deri në verën e vitit 2027, ndërsa Ronaldo i ka vendosur si qëllim vetes që të luajë me Portugalinë në Botërorin e vitit 2026.
Bisedimet për zgjatjen e bashkëpunimit janë në rrugën e duhur dhe mungon vetëm firma zyrtare, e cila pritet të vijë shumë shpejt.
Ronaldo është pjesë e Al Nassr nga Janari i vitit 2023. 40-vjeçari numëron 73 ndeshje të luajtura me klubin saudit, ndërsa ka shënuar 72 gola. /tvklan.al