Kthehen në shtëpi të sëmurët lehtë, anulohen ndërhyrjet kirurgjikale

Një ditë pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për ta kthyer në karantinën e dytë të COVID-19, lëvizjet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” janë të pakta.

Brenda mjediseve të spitalit lejohet të futen vetëm personat e autorizuar si stafi mjekësor apo një familjar për pacientët që ndodhen ende të shtruar në spital.

Të sëmurët e lehtë, që mund të trajtohen edhe në shtëpi kanë lëvizur nga Sanatoriumi. Po ashtu në këtë spital janë anuluar të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale jo emergjente.

Krahas përgatitjes së strukturave spitalore për të prekurit nga COVID-19, qindra vullnetarë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë për të kontribuar. Njëri prej tyre është mjeku kirurg Ylli Ziçishti, i cili pranon të rikthehet në detyrë gjatë situatës emergjente.

“I kam bërë një mesazh ministres që më ka gati për çdo gjë. Ne kemi bërë shkollë për mjekësi, kemi bërë një betim, i kemi shërbyer këtij populli 50 vjet, tani që situata na kërkon neve, tani duhet të shkojmë. A thamë që është luftë?! Do të shkojmë në luftë”, thotë kirurgu Ylli Zi”, thotë kirurgu Ylli Ziçishti.

Deri tani janë 1 mijë mjekë dhe infermierë të cilët kanë dalë vullnetarë për të luftuar koronavirusin për të cilën qeveria ka premtuar një bonus prej 1 mijë Eurosh.

Tv Klan