Qendra e kryeqytetit tashmë do të pastrohet nga kompania publike “Eco Tirana”, e krijuar mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës në Itali. Instalimi i konteniereve modernë do të mundësojë për herë të parë ndarjen e mbetjeve në burim.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë:

Ne do të bëjmë jo vetëm pastrimin dhe grumbullimin e mbeturinave, por për herë të parë do të fusim edhe konceptin e mbeturinave të ndara që në burim.”

Kryebashkiaku i Torinos, Flavio Tosi, duke iu referuar marrëveshjes u shpreh se ky rrugëtim i përbashkët do të bëjë të mundur rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve. Ndërsa për Kryeministrin Rama kjo marrëveshje është hapi i parë i një historie suksesi.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

“Sot jemi akoma në mes të një debati të nxehtë për riciklimin, ndaj është momenti për të dhënë një shembull të fortë për faktin se ne, nga njëra anë kemi një interes kombëtar, publik shumë të rëndësishëm për të mbështetur gjithë industrinë e lehtë shqiptare të riciklimit të mbetjeve të gjelbra, por, nga ana tjetër, kemi gjithashtu nevojë të ngremë në këmbë një sistem të ri për të transformuar qytetarët në partnerë të këtij aktiviteti, i cili është një aktivitet ekonomik i rëndësishëm për ndërmarrjet e riciklimit …

Rama thotë se kjo nismë do të rrisë sasinë e mbetjeve që riciklohen në Shqipëri.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

Sasia e asaj që riciklohet sot në Shqipëri nuk është një shifër indiferente: 120 mijë ton në vit nga kjo industri lokale e cila ka investuar ndër vite 273 milionë euro në ndërtesa dhe teknologji. Por, sigurisht, është një shifër që duhet ta tejkalojmë.

Ngritja e kësaj kompanie publike nuk do të çojë në rritje të tarifës së pastrimit.

Tv Klan