AMF: Jemi në fazën finale, priten dhe aktet ligjore nga institucionet e tjera

Së shpejti autoritetet në Shqipëri do të nisin licencimin e kompanive që duan të ushtrojnë aktivitet në fushën e monedhave virtuale.

Gjatë raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete tha se janë në fazën finale hartimet e akteve rregullative që do t’i hapin rrugë përdorimit të kriptomonedhave, por bashkë me këtë autoritet, po punojnë dhe institucione të tjera kyçe që licencojnë kompanitë: AKSHI, Banka e Shqipërisë dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

“Janë në fazën finale aktet rregullatove, deri tani asnjë aplikim se nuk kemi patur akte për përdorimin e kriptomonedhës në tregjet e kapitalit”.

Pandemia goditi tregun e sigurimeve një vit më parë, duke u ulur me 5.7% të ardhurat nga primet e siguracioneve, ndërsa këtë vit tregu ka dhënë shenja rikuperimi. Në tremujorin e parë rritja është në nivelin 12.5%.

“Vendimi i AMF për pezullimin e shpërndarjes së dividendit, si edhe plani i veprimit me sens rimëkëmbjeje për 2 shoqëri sigurimi ndikuan në përmirësimin e treguesve financiarë të shoqërive të sigurimit”.

Pavarësisht rënies, kompanitë e sigurimit paguanë 30 milionë Dollarë dëme një vit më parë për dëmshpërblimet e tërmetit, ndërsa 90% e kërkesave për kompensim janë mbyllur, prej të cilave vetëm 6 janë ankimuar në gjykatë për mosdakordësi mes palëve.

Tv Klan