Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve


Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

12:30 14/05/2021

Izraeli mobilizon 7 mijë rezervistë për ndërhyrjen nga toka

Izraeli ka dislokuar forcat ushtarake në kufirin me Gaza dhe është në gatishmëri të plote për fillimin e një operacioni ushtarak tokësor, ndërsa dhuna në territor vijon të përshkallëzohet.

Konflikti vazhdoi gjatë të enjtes me militantët islamikë palestinezë që lëshuan raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa ushtria izraelite u përgjigje me sulme ajri duke shënjestuar kryesisht baza të organizatës terroriste Hamas.

Deri më tani numërohen mbi 100 të vdekur në Gaza dhe shtatë në Izrael. Ndërkohë presidenti izraelit Ruvelin paralajmëroi mundësinë e një lufte civile brenda vendit pas thellimit të përplasjeve të dhunshme midis hebraikëve dhe arabëve.

Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi “përforcime të gjithanshme” të forcave të sigurisë për të shtypur kryengritjet e brendshme dhe deri tani njoftohet për mbi 400 të arrestuar.

Në shërbim janë thirrur të paktën 7000 rezervistë, shumica të pozicionuar pranë kufirit me Gazën.

Deri më tani nuk është marrë ende një vendim për fillimin e operacionit nga ajri. Krerët e ushtrisë pritet të paraqesin planin e tyre që duhet të marrë edhe miratimin e qeverisë. Dhuna katërditore në Gaza dhe në Izrael ka shkaktuar gjendjen më të rëndë që nga viti 2014.

Dhuna u ndez nga tensioni në Jerusalemin Lindore dhe përplasjet midis myslimanëve dhe hebraikëve në xhaminë Al-Aksa. Më tej dhuna përshkallëzoi kur militantët islamikët të Hamasit filluan të bombardojnë Izraelin.

Tv Klan






Të ngjashme