Milani ka gati një emër të ri për portën. Marrëdhëniet me portierin Gainluigi Donnarumma nuk janë të mira dhe ky i fundit mund të largohet në fund të sezonit.

Tashmë skuadra nga Milano ka nisur kontaktet me Mike Maignan, portierin e Lille. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Milani ka një marrëveshje me lojtarin francez.

Marrëveshja mund të finalizohet me një kontratë 5-vjeçare, por ka ende disa detaje për t’u finalizuar midis dy palëve.

Sipas burimeve pranë Milan, marrëveshja do të kushtëzohet nga largimi i Donnarumma nga klubi italian. Midis Mike Maignan dhe Milan diskutimet kanë avancuar dhe mendohet se është arritur një marrëveshje me vlerë 15 milionë.

Për portierin që aktivizohet tek Lille, është në garë dhe Borussia Dortmund, një klub i madh që mund të bëjë përpjekjet maksimale ta ketë pjesë të saj./tvklan.al