Miliarderi: Do të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe luftën ndaj inteligjencës artificiale

Elon Musk ka në plan që të revolucionojë teknologjinë edhe në aspektin shëndetësor. Ai ka zbuluar se ka vendosur një çip kompjuterik në kokën e një derri të quajtur Gertrude. Qëllimi i Musk është që të krijojë një ndërfaqe mes trurit dhe makinerisë.

Sipërmarrësi i njohur ka aplikuar që vitin e kaluar që projekti i tij Neuralink të testohet tek njerëzit. Ndërfaqja mund të lejojë njerëzit me sëmundje të ndryshme neurologjike që të kontrollojë telefonat dhe kompjuterët me mendje.

Musk thekson se këto çipa mund të përdoren në të ardhmen për të ndihmuar kurimin demencës, sëmundjes së Parkinsonit dhe dëmtimet e palcës kurrizore.

Ambicia e Musk është në fakt afatgjatë dhe ai e quan “njohja mbinjerëzore”. Për miliarderin kjo është pjesë e luftës kundër inteligjencës artificiale në të ardhmes pasi sipas ti,j ajo mund të shkatërrojë jetën njerëzore.

Procesori që vendoset në tru dërgon disa sinjale. Kjo u vu re edhe tek Gertrude sa herë që kërkonte ushqim. Musk ka deklaruar se pajisja Neuralink është thjeshtuar dhe është bërë më e vogël.

“Përshtatet shumë mirë në kafkë. Mund të vendoset poshtë flokëve dhe nuk e kupton që e ke”, ka deklaruar ai./tvklan.al