Kryeministri: Aplikantët dhe drejtuesit do kenë mundësi të ndjekin online ecurinë e procesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sesionin e 18 me të rinjtë e nismës “Gati për Shqipërinë”, të cilët shpalosën ide dhe projekte për mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

Të ketë një shtysë më tepër për rininë shqiptare që mos të largohen drejt Europës, të mos ndjekin shembullin që ndoqa unë, të ndjekin shembullin që dua të ndjek unë për t’u kthyer sërish”.

Në të Drejtën Tregtare që jam e kualifikuar, mund të kontribuoj në marrëveshjet e tregtisë së lirë”.

Do të doja të jepja një kontribut në drejtësi, do të doja të vija theksin te ndërmjetësimi”.

Përveç teknologjisë, mjekësisë apo tregtisë, një ide që spikati ishte dhe për muzikën dhe artin.

Unë jam soprano, jam këngëtare lirike, jam diplomuar në Akademinë e Arteve me rezultatet më të larta të mundshme. Do të mbështes çdo iniciativë dhe çdo projekt që unë mendoj që do të ishte mirë të bëhet në Shqipëri për artin, operën, kulturën dhe turizmin”.

Ndërkohë, Kryeministri Rama njoftoi të rinjtë se është bërë gati një aplikacion në mënyrë që të gjithë aplikantët dhe drejtuesit të kenë mundësi të ndjekin online ecurinë e procesit.

Është bërë gati një aplikacion për të pasur mundësi ta ndiqni dhe ecurinë e procesit”.

Faza tjetër që do pasojë ky proces do të jetë me ministrat përkatës në bazë të ideve për të përzgjedhur më pas më të mirat.

Klan News