Bashkia e Tiranës do të prezantojë së shpejti projektin e zonës ekonomike të Tiranës që planifikohet të ngrihet në Kashar. Kryebashkiaku Veliaj, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës, bëri me dije se gjithçka është thuajse gati.

Teksa renditi projektet madhore siç është Bulevardi i Ri apo Unaza e Madhe, ai tha se gjatë mandatit të dytë për të cilin është në garë, këto projekte do të zhvillohen më tej.

Nga ana e përfaqësuesve të biznesit, Kryebashkiaku mori vlerësime pozitive për klimën e krijuar.

Tv Klan