Përfitojnë ata që janë dënuar me dy vite deri në Shtator 2019

“Viti 2016 ishte edhe viti i fundit ku qindra të dënuar përfituan nga amnistia e fundvitit. Televizioni Klan ka siguruar pr/ligjin për amnistinë, e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, që pritet të depozitohet në Komisionin e Ligjeve për të kaluar më pas në Kuvend për miratim”.

Nga kjo nismë pritet të lënë qelinë rreth 700 persona. Në total numri i të dënuarve dhe atyre që qëndrojnë në paraburgim, arrin në 5 mijë.

“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”.

Pak kohë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50 % e grave të dënuara dhe të miturve, që shënon përqindjen më të lartë të viteve të fundit për përfituesit e kësaj kategorie.

Nuk do të fitojnë lirinë ata që janë dënuar me burgime të përjetshëm, dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion. Në draft parashikohet gjithashtu se nuk përfitojnë as të dënuarit për krime zgjedhore, si dhe ata që kanë kryer vepra të rënda penale.

Gjithashtu nuk përfitojnë amnisti edhe personat e dënuar, përsëritës të së njëjtës vepër penale. Sipas juristëve, edhe vitin që kaloi ishte parashikuar për amnisti, por ajo dështoi. Në vitin 2016 nga amnistia përfituan rreth 700 të burgosur.

Tv Klan