Kjo do te jete pamja që pritet të ketë Piramida, në Qershor të vitit 2020. Projekti final i hartuar nga arkitekti Viny Mass është prezantuar në prani të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. E ideuar për të qenë e hapur dhe e aksesueshme në çdo pjese, Piramida do të jetë një qendër inovoacioni dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale. Për kreun e qeverisë, projekti i rijetëzimit të Piramidës i jep zgjidhje dilemës që qëndronte në mes të Tiranës.

“Duke falenderur që të gjithë për këtë punë të bërë deri tani sepse na jep mundësi të zgjidhim një dilemë shumë torturuese për vite të tëra , një varr i hapur në mes të Tiranës, një godinë me barrë të rëndë historie dhe trashëgimie por dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të rilindur, rilind falë këtij ekipi dhe nuk diskutohet edhe falë fuqisë së imagjinatës dhe dorës mjeshtërore të Viny Mass që unë pretendoj se e kam karakterizuar më mirë nga të gjithë se ata që e kanë shkruar për të, kritikë të famshëm,  një rrobaqepës i pagabueshëm ëndrrash. Më vjen shumë mirë që më në fund ia kemi dalë që të zgjidhim një dilemë që na ka munduar tani prej 30 vjetësh me këtë godinë.”

Synimi është që ky projekt ta kthejë Tiranën në një pikë referimi jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë.

“Më rezulton që jemi vendi i tretë që e përqafojmë këtë model, sigurisht në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri kuptohet dhe në botën e asaj që e quaj “wish you thinking” nuk mund të mungojë ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për samitin e digjitalizimit, samitin digjital për vitin e ardhshëm për gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1 që do të ishte ky edhe një moment fantastik.”

Kryebashkiaku Veliaj e konsideroi projektin  si fillimin e realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë.

Unë jam i bindur që Piramida jo vetëm nga ana arkitekturore do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana, por do të jetë ndoshta epiqendra më kreative për Keitin e ardhshëm shqiptar, që do duan të marrin këtë shkollim alternativ.”

Projekti final, parashikon ruajtjen e pjesës me pllaka të Piramidës, të cilat do të bëhen me shkallë për ta bërë të aksesueshme majën e saj nga të gjithë, po ashtu edhe sipërfaqet me xham pritet t’i japin me shumë dritë. Do të ketë bar, por edhe miniparqe përrteh saj.

Tv Klan