Kina është gati për një projekt tjetër shumë ambicioz dhe të parealizuar deri më sot. Së shpejti do të ndërtojë një bazë, në thellësirat oqeanike, mijëra metra nën sipërfaqen e ujit. Dhe ekuipazhi do të jetë i përbërë vetëm nga robotë autonomë, testet mbi të cilët kanë nisur tashmë. Qëllimi i këtij projekti janë pikërisht kërkimet shkencore, por ende nuk ka shumë informacione, përtej faktit që puna mbi prototipet ka nisur dhe brenda 5 vitesh priten rezultatet e para.

Sipas revistës The Scientist baza do të studiojë edhe krijesa të thellësive, të cilat nuk do të mbijetonin nëse do të nxirreshin në sipërfaqe të ujit. Gjithashtu robotët pritet të bëjnë të mundur edhe hartëzimin e tabanit oqeanik, për të cilin ka ende shumë pak njohuri.

Deri më sot Kina ka qëndruar konstante në këto lloj studimesh, por maksimumi i thellësisë së arritur ka qenë 105 metra nën ujë. Për momentin nuk ka informacione të mëtejshme mbi vendin ku do të pozicionohet kjo bazë dhe as thellësia finale e saj, duke pasur parasysh që drita diellore nuk arrin përtej 200 metra thellësi.

Klan Plus