Pas afatit përfundimtar të vendosur nga kryeministri Edi Rama për reformimin e Akademisë së Shkencave deri në fund të Marsit 2018, grupi i punës i përbërë nga akademikë dhe specialistë nga Ministria e Arsimit gjykuan si zgjidhje krijimin e një projektligji të ri.

I hartuar dhe në fazën e fundit të diskutimeve si me institucionet vendase dhe ato shkencore të huaja, ndërhyrjet kryesore janë bërë në ato që përbën edhe përplasjen mes Akademisë së Shkencave dhe qeverisë aq sa kjo e fundit paralajmëroi me heqje të buxhetit. Për të mos shkruar deri këtu është rishikuar me prioritet çështja e anëtarësimit të akademikëve.

Debatit edhe mes akademikëve për një institucion me apo institutet kërkimore, kryetari i komisionit për reformimin e Akademisë së Shkencave thotë se është arritur në këtë përfundim.

Në zgjedhjen e organeve drejtuese, në projektligjin e ri është reflektuar edhe për moshën e një anëtari të kryesisë. Mandati i tij do të zgjasë deri në moshën 75-vjeçare. Përcaktimi i qartë i programit, shpenzimi i detajuar i buxhetit dhe zhvillimi një herë në vit i një dialogu Qeveri-Akademia e Shkencave janë disa nga të rejat që sjellë ky projektligj e që synon të shpëtojë nga apatia institucionin e kërkimit shkencor e ku ndihet më shumë prania e qeverisë.

Tv Klan