bozdoBashkia e Tiranës është gati për shpërndarjen e 385 banesave sociale në kryeqytet. Nënkryetari Enno Bozdo tha sot se pas marrjes në dorëzim rreth një muaji më parë të banesave sociale ka nisur puna për përfundimin e te gjitha modaliteteve që do të çojnë në shpërndarjen sa më parë të tyre. Aktualisht, po shqyrtohet dokumentacioni i 1200 aplikimeve.  Po ashtu Bozdo tha se Këshillit Bashkiak i janë propozuar kriteret thelbësore për vendosjen e qerave minimale dhe maksimale, për të gjithë ata qytetarë të Tiranës që duan të marrin këtë shërbim dhe përfitojnë nga këto banesa sociale.