Manastirliu: Synojmë financim mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin

Mbulim shëndetësor universal është filozofia e strategjisë kombëtare të shëndetësisë në këtë 10 vjeçar. Në një konferencë me praninë e bluzave të bardha dhe përfaqësues ndërkombëtare Ministria e Shëndetësisë prezantoi planin për të përmbushur këtë objektiv.

“Shëndeti është një e drejtë, jo një privilegj për disa. Në këto 20 muaj beteje me COVID-19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i përket sistemit të emergjencave, të përgjigjes ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare”.

Financimi publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin mbetet objektivi kyc.

“Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik”.

Strategjia e Shëndetësisë 2021-2030 është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas, me asistencë ndërkombëtare.

Tv Klan