Gati studimi për zonat e mbrojtura



Gati studimi për zonat e mbrojtura

16:50 17/02/2020

Klosi: Të arsyetohet çdo centimetër

Të gjitha zonat e mbrojtura do të kalojnë dhe njëherë në siten e ekspertëve, për të përcaktuar mirë se kush duhet të ketë status. Ku mund të lejohet zhvillimi dhe ku do të ndalohet rreptësisht. Studimi për të gjithë sipërfaqen e mbrojtur tashmë është gati dhe pritet vendimmarrja.

“Është e vërtet që ka projekte, ka tendenca, ka disa prej tyre të jashtëzakonshme, por që duhen vendosur në dakordësi me parimin e këtyre zonave që ne do të miratojmë sot, ose do të hapim sot diskutimin për miratim. Ashtu siç ka dhe tendenca, të zonave të cilat duhet të jenë strikt të mbrojtura, por dhe zona që duhen parë në kuadër të hapësirave të reja se si këto bukuri të rralla natyrore nuk janë aty për të qenë vetëm të bukura, por janë aty të bukura për t’ju ofruar turistëve dhe për t’u vizituar nga më shumë turistë të huaj”, tha Klosi.

Studimi mundëson që zonat e mbrojtura të pajisen me një skedë, ku paraqiten vlerat dhe karakteristikat e saj shoqëruar me arsyet pse konsiderohet e mbrojtur. Pas këtij studimi, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka për detyrë, vendosjen e një ekuilibri të drejtë dhe të qëndrueshëm, nëpërmjet trajtimit të zonave të Mbrojtura, nga pikëpamja mjedisore por tashmë të kombinuar me dëshirën për të bërë turizëm dhe për të patur shumë më tepër zhvillim në këto hapësira.

Tv Klan



Të ngjashme