Është gati trageti 100% elektrik i destinuar për transportin e pasagjerëve në Zelandën e Re. Trageti “Ika Rere” i shoqërisë East by West ferries është 19 metra i gjatë, mund të lundrojnë në të 132 pasagjerë dhe do të lëvizë me shpëjtësi maksimale prej 20 node.

Trajektorja e parë ku do të vihet në shërbim është 25 kilometër vajtje-ardhje. Gjatë fazës së imbarkimit të pasagjerëve, në vetëm 15 minuta do të jetë e mundur të bëhet edhe rikarikimi i baterive në port, falë edhe kolonave supercharger prej 1Mw që do të jenë të instaluara.

Sipas projektuesve, trageti elektrik do të evitojë rreth 640 tonelata CO2 në vit në krahasim me një një mjet që lëviz me karburant.

Në Zelandën e Re, çdo vit transporti i brendshëm detar është përgjegjës i shkarkimit të rreth 300 mijë ton dioksid karboni në mjedis. 

Klan News