Brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes – OSSH, prej 10 orësh ndodhen në gjendje gatishmërie për shkak të kushteve të motit, i cili ndikoi në disa akse të sistemit shpërndarës kryesisht në ultësirën perëndimore, si Kavajë, Fier Vlorë (probleme kishte edhe në Krujë, Tiranë fshatra).

Aktualisht situata paraqitet 90% e përmirësuar falë punimeve të realizuara gjatë natës dhe mëngjesit.

Të gjitha linjat 35 kV, N/Stacionet si dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët ndodhen në punë./tvklan.al