Gay Parade mbush rrugët e Beogradit

Gay Parade mbush rrugët e Beogradit

19:44 16/09/2019

Nuk mungojnë edhe pjesëmarrës nga Shqipëria

Parada gay në Serbi. E nisin më këngët e Dua Lipës. Është hera e gjashtë që organizohet protesta për të drejtat e këtij komuniteti. Qindra aktivistë nga i tërë rajoni janë mbledhur për të kërkuar më shumë të drejta. Parulla dashurie duan të çojnë dhe të drejta për të gjithë. “Shqiptarët janë vëllezërit tanë”, shkruan në këtë pankartë.

Një mesazh për paqe dhe dashuri e solli edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila është e deklaruar si pjesë e komunitetit. Tha se po bëhet gjithnjë më e lehtë, por ka ende punë për të bërë. Bashkë me partneren e saj, një mjeke nga kryeqyteti serb, ajo u paraqit në mbështetje.

Kjo është e rëndësishme për Serbinë, pasi çohet mesazh i paqes dhe tolerancës dhe kjo është një gjë që duhet ta kultivojmë edhe më shumë”.

Kështu dukej vite më parë kjo paradë: përleshje pafund me huliganët me qindra të arrestuar e të plagosur. Tani aktivistët nga Serbia pretendojnë se do të jenë organizatorë të paradës evropiane pas dy vitesh, për të dëshmuar arritjen e të drejtave të njeriut. 

Ata që e kundërshtojnë tani paradën janë vetëm një numër i vogël njerëzish, kryesisht konservatorë që këndojnë këngë patriotike dhe kishtare për të mbrojtur familjen. Të dyja palët u përballën, por vazhduan në drejtimet e tyre. Në këtë paradë kanë qenë edhe dhjetëra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që kanë qëndruar në Serbi prej disa ditësh.

Dy prej tyre thonë se mbështetja për tërë rajonin tregon progres për të gjithë. Ajo që ngelet shqetësuese për ta është se diskriminimi vazhdon, pavarësisht ligjeve progresiste që sjellin qeveritë.

Qeveria serbe u premtoi se do të punohet për mbështetjen e tyre. Kryeministrja serbe tha se gjithçka një ditë do të jetë normale.

E gjithë ngjarja përfundoi me performanca të ndryshme përfshirë edhe shqiptarët, që kësaj radhe nuk e patën problem të paraqiten me muzikë shqip dhe morën mbështetje.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT