Izraeli dhe Hamasi shpallin fitoren

Pasojat e luftës 11-ditore në Gaza janë si ato të një tërmeti të fuqishëm. Pamjet tregojnë qindra ndërtesa të shkatërruara nga sulmet me precizion të ushtrisë izraelite.

Të dyja palët shpallën fitoren në betejën e ashpër që i mori jetën 244 personave, mes të cilëve vetëm 12 izraelitë. Autoritetet izraelite thanë se ishin përpjekur të shmangnin sa më shumë humbjen e jetëve mes civilëve në Gaza.

Sipas tyre, ushtria rrafshoi vetëm pallatet e banimit nga ku militantët ekstremistë të Hamasit kishin fshehur armatimet e nga ku hidhnin raketa në territoret izraelite. Civilët paralajmëroheshin me telefon para sulmeve, për t’u larguar nga banesat.

Fitoren megjithatë, e ka shpallur edhe Hamasi. Lideri i militantëve Ismail Hanije tha se ata kishin arritur një fitore strategjike, pasi luftimet ishin përveçse një shfaqje e kundërshtisë së palestinezëve për kolonizimin izraelit të Jeruzalemit Lindor por edhe një dështim i iluzioneve të negociatave për paqen.

Tv Klan