Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Gazeta e mirënjohur “Sport Ekspres”, mbrëmë në një atmosferë të mrekullueshme, të organizuar në ambientet e tavernës se hotel Dajtit në Tiranë, ka festuar pesë vjetorin e krijimit të saj. Kryeredaktori dhe botuesi i kësaj gazete prestigjioze dhe informuese për të gjitha aktivitet sportive, zoti Fatmir Mneri, ka arritur të mbledh në këtë 5 vjetor përveç stafit të tij dhe bashkëpunëtorëve, shumë nga personalitet e njohura të sportit, përfshirë këtu edhe zotin Edi Rama, ministër i Kulturës dhe Sporteve, zëvendësin e tij zotin Kreshnik Tartari, deputeti dhe botuesi i gazetës “Koha Jonë”, president klubesh, botues dhe kryeredaktor të tjerë gazetash.

Në këtë ceremoni përshëndeti edhe vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, zoti Miço Papadhopulli, i cili kishte vetëm pak orë që kishte mbërritur nga Helsinki ku ndodhej së bashku me skuadrën përfaqësuese të futbollit. Gjithashtu në përfundim të kësaj feste, u ndanë edhe disa çmime e dhurata për protagonistët e ndryshëm të “Sport Ekspresit”./tvklan.al