Gazetari i televizionit Fox News, Bill O’Reilly, refuzoi të kërkojë falje për përshkrimin e presidentit rus, Vladimir Putin, si “vrasës”.

“Administrata e Putinit në Moskë po kërkon nga unë, korrespondenti juaj modest, të kërkoj falje, pasi kam thënë se Putin është vrasës. Po punoj në këtë drejtim, por kjo mund të marrë kohë, ndoshta deri në vitin 2023”, tha O’Reilly në programin e tij televiziv.

Kremlini tha të hënën se do që O’Reilly të kërkojë falje në lidhje me komentet “e papranueshme” për presidentin rus.

Gazetari e ka quajtur Putin “vrasës” duke intervistuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./ tvklan.al