“Diego kërkoi të mos varrosej, por ta balsamosnin”

Diego Armando Maradona ka dashur të jetë i përjetshëm. Duke e ndjere çdo ditë admirimin dhe ngrohtësinë e njerëzve, ish-futbollisti argjentinas ka dashur të jetë gjithnjë pranë tyre.

Në një moment kur në Argjentinë është hedhur ideja për një monument në nder te tij, Maradona ka thënë që më mirë do të ishte ta balsamosnin.

Gazetari argjentinas Martin Arevalo ka thënë që Diego madje e ka lënë dëshirën e tij me shkrim dhe të firmosur. Letra e hartuar me dorën e tij pritet t’i dërgohet familjes e cila do të vendose se çfarë në të vërtetë do të bëhet me trupin e Diego Armando Maradonës.

I konsideruar si lojtari më i mirë i futbollit i të gjitha kohërave, Diego edhe pas vdekjes sjell polemika, dilema dhe dyshime se çdo të bëhet me trupin e tij. Një gjë është e sigurtë, aty ku ai do të prehet do të kthehet në një vend pelegrinazhi për tifozë nga e gjithë bota.

Tv Klan