Akuzat e bëra nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu kanë nxehur politikën shqiptare. Gazetari Basir Çollaku që publikoi intervistën e ish-policit, ka dhënë të tjera detaje sonte në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Sipas tij, djali i deputetit socialit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja ka qenë në lidhje me një vajzë në Krujë, e cila pas ndarjes me të, është kërcënuar dhe dhunuar nga djali i deputetit.

Gazetari Çollaku sqaroi se vajza është dhunuar dhe djegur me cigare nga djali i deputetit Rraja. Të gjitha këto janë fakte, u shpreh gazetari, të cilat ndodhen të dokumentuara në komisariat nga mjeku-ligjor.

“Kjo vajzë është ish e dashura e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja. Dhe një marrëdhënie drejt fundit ka ardhur në rrethana të ndryshme. Këtu ka nisur kanosja, që Rexhepi nuk e linte të ndaheshin. Kallëzimet janë në polici. Vajza ka shkuar të kallëzojë dhunën e ushtruar. Nga kqyrja rezulton që është ushtruar dhunë fizike mbi të dëmtuarën. Më pas në 21 Korrik e kanë marrë forcërisht në banesë, e çuan në komisariatin Nr. 6 e detyruan të tërheqë kallëzimin për dhunë.

Ajo bëri tërheqje më datë 21, sepse ishte me pistoletë në kokë. Më datë 22 shkoi sërish për të kallëzuar. Shumica e oficerëve njoftonin babain. Nga komisariati Nr.6 çështja përcillet në komisariatin e Krujës. Në shërbim ndodhej nënkomisar Nuhu. Thirri të dyshuarin dhe ka thënë se djali nuk pranon të japë shpjegime. Dhe prokurorja i ka thënë që duhet ta ndalosh djalin e deputetit. Pasi kanë bërë njoftimin, djali u ndalua. Në zyrën e Nuhut ka shkuar në komisariat babai, kryetari i Bashkisë dhe deputeti Tualant Balla. Djali është me precedent penal”

, tha gazetari Çollaku. /

tvklan.al