Një tjetër situatë e dyshimtë ka ndodhur në Shkodër, pas rastit të policit që u ndalua me video të pahijshme dhe që dyshohet se ngacmonte një vajzë të mitur.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, i ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan ka thënë se një efektiv policie i FNSH dyshohet të ketë ngacmuar një pedagoge në Fakultetin Juridik në Shkodër. Efektivi ka qenë i veshur civil dhe në brez ka pasur armën e shërbimit. Për të ndalur efektivin e FNSH që mendohet se ka ngacmuar pedagogen, kanë ndërhyrë studentët e fakultetit.

“Prej 2-3 ditësh ka ardhur rreth Fakultetit të Drejtësisë. Ka dashur të hyjë në kontakt me personin në fjalë që e ka refuzuar. Studentët e tjerë kanë reaguar. Sipas burimeve që kam është pedagoge universiteti”

, ka thënë gazetari Simon Shkreli.

Ai ka shtuar gjithashtu se një ditë më parë, personi i dyshuar ishte futur në tualetin e fakultetit.

“Polici një ditë përpara ka hyrë në banjo të universitetit dhe ka dalë rreth orës 14:20. Është njoftuar Rektori për rastin dhe kompania e sigurisë

“, deklaroi gazetari.

Këtë ngjarje e ka denoncuar në Facebook edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë, në Policinë e Shkodrës nuk ka asnjë denoncim për këtë rast. /

tvklan.al