Koha na ka treguar që zanati i qëndisjes mund të bëhet vetëm nga vajzat dhe gratë. Madje, nëse marrim në konsideratë pajën, qëndisja ishte një element që nuk mungonte në çarçafë dhe mbulesa. Por, qëndisja nuk është një zanat që përvetësohet vetëm nga gratë e vajzat. Edhe djemtë mund të qëndisin.

Gazetari Ervin Kurti është një ndër ta. I ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan ai tregoi për pasionin e tij të veçantë, qëndisjen. Ai po ashtu gjatë emisionit qëndisi live, ndërkohë që tha se zakonisht qëndis për të hequr stresin.

https://youtu.be/ymBbXr5KJuo?t=5m37s

Unë kam qenë 9 ose 10 vjeç kur kam nisur të qëndis. Kam qenë fëmija i parafundit dhe kam qenë i lidhur me punët e shtëpisë dhe motrat e kishin kollaj të më çonin diku për të marrë një model qëndisje. Në atë kohë nuk kishte modele që t’i i shikoje me katalogje. Fillimisht si me dhunë nisa të ndihmoj motrat për pajën. Kam nisur të qëndis me thes sepse ishte më e kollajtë për punën kryq.

Mbushja do një specifikë që nuk duhet ngatërruar peri. Pas pajave nuk qëndisa më shumë sepse duhej t’i përkushtohesha studimeve. Sot unë qëndis për të hequr stresin, për të bërë një gjë të cilët druhen ta bëjnë dhe mbi të gjitha është një gjë e imja. E bëj sepse më pëlqen mua. Unë edhe shtëpinë time ideale do doja ta kisha me qëndisma të punuara me dorë sepse është një gjë e bukur, e pastër dhe artizanale

”, tha gazetari.

/tvklan.al