Një gazetar francez ka realizuar një investigim të jashtëzakonshëm, duke u infiltruar për 6 muaj në rradhët e një cellule, që rekrutonte xhihadistë në Paris dhe Châteauroux, e quajtur “Ushtarët e Allahut”, të cilët po përgatisnin një atentat terrorist në Francë.

Pasi u lidh me grupin radikal përmes rrjetit social Facebook, gazetari francez arriti të takojë pjesëtarët e tij dhe të fitojë besimin e tyre. Me ndihmën e një kamere të fshehtë, gazetari, emri i rremë i të cilit është Said Ramzi, u takua me Usama-n, kryetarin e grupit i cili i jep udhëzimet se si të vetëflijohet.

Na pret vetëm vdekja, ose prangat. Nuk mund të dalim me duart lart. Jo, është e ndaluar vëlla. E di si del? I jep një shkelm derës, me diçka në dorë. S’dua të bëj veprime se nuk i dihet, mund na shohin. Dhe… ra-ta-ta-ta… derisa të marrësh më shumë se 20 plumba në trup. Do të të lehtësojnë vëlla, sepse martirët nuk ndjejnë dhimbje.”

Urdhërat e drejtuesve të celulës ishin të goditeshin qendrat e populluara, bazat ushtarake apo gazetarët, pasi konsideroheshin si kundërshtarë të islamit.

Në fund të vitit 2015, përpara se të godisnin shënjestrën e tyre, grupimi xhihadist u arrestua nga policia, ndërsa njëri prej tyre arriti të shpëtonte dhe i dërgoi një mesazh gazetarit investigativ;

 “Je i vdekur”

Tv Klan