Artan Hoxha i tregon Ramës mesazhet dhe fotot kërcënuese që i dërguan në celular



Artan Hoxha i tregon Ramës mesazhet dhe fotot kërcënuese që i dërguan në celular

23:24 13/02/2020

“Dëgjoni me vëmendje, ju si televizion bastard me në krye kryebastardin Tan Hoxha, ka ardhur koha të mbani përgjegjësitë për baltën që hidhni ndaj familjes sonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me Tan kur*ën. Keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurt ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht. Nëse e doni e kthejmë në personale”.

Është ky mesazhi kërcënues i drejtuar ndaj gazetarit Artan Hoxha që ai e tregoi këtë të enjte gjatë emisionit “Opinion”, ku i ftuar ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Hoxha rrëfeu se me një numër nga Anglia i kanë ardhur disa foto të tij të të gjitha lëvizjeve që kishte bërë gjatë ditës.

“Sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Denoncimin e kam bërë në polici, normale që e kam bërë. Çfarë kërkohej! Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës, se unë besoj në këtë vend. M’i kanë sjellë me mesazhe nga Anglia këto. Ky është krimi i organizuar. Nuk janë më ata. Me ata kam mbaruar punë unë. Krimi i organizuar është ky që fsheh pafund para, që ndikon dhe e ka buxhetin më të madh se Ministria juaj e Brendshme, që ka zhdukur në Vlorë 16 persona dhe nuk gjejmë dot kufomat. Me këto që dëgjoj tek ty, jam tek ty kokë e këmbë, por me ato që shoh, çfarë të bëj”, tha Hoxha duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama. /tvklan.al




Të ngjashme