Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur në vendin tonë, thuhet se kishte ardhur në Shqipëri për të promovuar produktet e kozmetikës, një sipërmarrje në të cilën është i angazhuar edhe në Itali.

Ai bashkëjeton me një grua shqiptare nga Vlora të quajtur Jonida Likaj. Gazetari italian Fabrizio Paladino, në një intervistë që ka dhënë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, tregon se aktivitetet e parukerisë dhe të kozmetikës, Pecorelli i kishte vendosur në emër të bashkëjetueses shqiptare Jonida Likaj.

Spartak Koka: Gjykata e Arezzo ka vendosur sekuestrimin e dyqanit “Parukeri Milano” themeluar nga Davide dhe aktualisht i menaxhuar nga partnerja e tij shqiptare. Pse u vendos kjo masë sekuestro ndaj biznesit të tij?

Fabrizio Paladino: Flitet se është diçka lidhur me një kalim të drejtimit nga Davide tek partnerja rreth vitit të kaluar. Por përfshihet kjo iniciativë e Gjykatës së e Arrezos, përfshihet në një fazë ku Davide është i zhdukur..ku edhe në këtë rast skenarët janë të shumtë, kujtoj se bizneset e tjera të parukierëve që janë në San Xhustino, në Cita di Castelo e Concano janë aktivë janë të hapur..mbetet për t’u parë çdo të ndodhë në ditët e ardhshme. Po, është sekuestruar sepse ishte në vijim një procedurë falimenti.

Spartak Koka: Çfarë dini për bashkëjetuesen shqiptare Jonida Likaj?

Fabrizio Paladino: Pak…pak sepse unë në fakt e njoh sepse njihja Daviden, ajo vazhdon të administrojë aktivitetet e saj sepse përveç hotelit që vitin e kaluar, Davide kishte vënë në emër të saj aktivitetet e parukerisë. Di që ajo ka ardhur në Shqipëri të mërkurën para fundjavës së datës 16 dhe kështu jemi duke folur për datën 13… Madje ka ardhur të hënën, të mërkurën ka folur më policinë, të njëjtën ditë është kthyer me traget, është rikthyer nga Brindisi për në shtëpinë e saj dhe të enjten është lidhur me punonjësit e aktiviteteve të hapura.

Spartak Koka: Cilat ishin marrëdhëniet mes Davides dhe Jonidës?

Fabrizio Paladino: Nuk e di, mendoj marrëdhënie normale. Me Daviden jemi shkëputur kohët e fundit. /tvklan.al