Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, gazetari Robert Rakipllari u shpreh se PD do të kërkojë të vihet në Kushtetutë kërkesa për një qeveri kujdestare, 100 ditë para zgjedhjeve.

Në debatin që po zhvillonte me Arian Curin mbi zhvillimet e fundit politike dhe Reformën Zgjedhore, Rakipllari tha se ka informacion të sigurt se PD do të kërkojë që në zgjedhje të mos shkojë me Edi Ramën kryeministër, por me një qeveri kujdestare.

Robert Rakipllari: Po të jap një informacion, opozita do kërkojë qeveri kujdestare…

Arjan Çani: Është e sigurt kjo?

Robert Rakipllari: Do e kërkojë, do e arrijë apo jo…

Arjan Çani: E ke të konfirmuar 100%?

Robert Rakipllari: Po.

Arjan Çani: Pra opozita do kërkojë që 100 ditë para zgjedhje, që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri kujdestare, pra jo me Edi Ramën… /tvklan.al