“Vodhi” fjalëkalimin e takimit online dhe hyri mes ministrave të Mbrojtjes

Gazetari Daniel Verlaan i televizionit holandez RTL nuk preferoi që të priste si kolegët e tjerë përfundimin e mbledhjes online e mbyllur për mediat të ministrave të Mbrojtjes evropiane por ka arritur të futet pa leje në linje duke befasuar Josepf Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane u çudit nga sjellja e atij që duhej të ishte ministri holandez i mbrojtjes por gazetari u vetëprezantua. Ai ka arritur të futet falë informacioneve të publikuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

Në ekranin e madh të videokonferencës gazetari Verlaan si fillim rregullon flokët dhe më pas duke buzëqeshur i përshëndet ministrat me dorë. Sakaq, edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, ka buzëqeshur, por më pas e ka vënë atë në dijeni se ishte futur në një konferencë sekrete dhe mund të arrestohej.

A e di se je futur në një konferencë sekrete. E dini që është vepër penale, hë? Më mirë dilni nga konferenca, përpara se të vijë policia”- i ka thënë Borrell, duke qeshur.

Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

Bëhet e ditur se Verlaan kishte arritur të siguronte akses për takimin sepse llogaria në Twitter e Ministrit Ank Bijleveld përmbante shkurtimisht një foto me adresën e hyrjes dhe një pjesë të kodit PIN. Pas disa përpjekjesh, RTL Nieuws gazetari arriti të hamendësonte kodin PIN të mbledhjes sekrete, sepse pesë nga gjashtë shifrat e kodit pin ishin të dukshme në Twitter-in e ministrit.

Klan Plus