Një ndërtesë në Gaza u shemb gjatë transmetimit live të “BBC” për shkak të bombave izraelite.

Siç duket në pamje, gazetari arab i “BBC”, Adnan Elbursh dhe skuadra e tij vazhduan të regjistronin, të pavetëdijshëm për atë që do të pasonte.

Në fillim, dëgjohet një shpërthim që pasohet nga të tjerë duke rrëzuar një pjesë të ndërtesës. Më pas, ndërtesa shembet tërësisht.

Luftimet midis izraelitëve dhe palestinezëve kanë vazhduar të përshkallëzohen./tvklan.al