Gazetari i pavarur, Loup Bureau u rikthye në Francë pas 51 ditësh i ndaluar nga autoritetet turke. Loup Bureau arriti në Roissy këtë mëngjes. Lajmin e publikoi në “Twitter” Sekretari i Përgjithshëm për gazetarët jashtë vendit, Christophe Deloire.

Familja, miq të tij dhe ministri francez i Kulturës, Fronçoise Nyssen kishin dalur për ta pritur 27 vjeçarin.

“Jam shumë i lehtësuar që u ktheva. Jam i lodhur por i lumtur që jam sërish këtu. Arsyet e ndalimit tim ishin pak të komplikuar por që kur mora vesh se presidenti Macron do të kërkonte lirimin tim gjithçka ndryshoi për mirë,”

u shpreh Bureau për mediat.

Gazetari 27-vjeçar u akuzua nga Ankaraja se ishte pjesë e një “organizate terroriste” pasi u arrestua në kufirin turko-irakien dhe mendohej se kishte lidhje me kurdët sirianë, një lëvizje që konsiderohet organizatë terroriste nga Ankaraja.

Turqia mban vendin e 155 nga 180 gjithsej, në klasifikimin për lirinë e shtypit në vitin 2017. Sipas faqes për lirinë e shtypit P24 janë rreth 170 gazetarë që mbahen të burgosur në burgjet e Turqisë, pas situatës që u përkeqësua pas grushtit të shtetit të dështuar vitin e kaluar.

/tvklan.al