Gazetari serb alarmoi rajonin për rrëmbim. Zhdukja e tij është kthyer në akuzë kundër nga organet e drejtësisë për raportim të rremë, Stefan Cvetković ka thënë se ka punuar me disa gazetarë shqiptarë që i ka takuar në Tiranë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç. Por, gishtin nuk e ka drejtuar nga askush dhe për asnjë rast, duke thënë se rrëmbimi i tij është frikë për të gjithë.

“Unë kërkoj hetim ndërkombëtarë për rastin tim, pasi nuk besoj shumë se do të zgjidhet ky rast. Ky është një kërcënim për të gjithë ne dhe unë do të dorëzoj disa fakte tek ambasadat e huaja që të shohim nëse përgjigja e tyre është e njëjtë me ato serbe”.

I zhdukur gjashtë ditë më parë tani do të jetojë me mbrojtje policie. Por, organet shtetërore thonë se do ta shohin edhe mundësinë e inskenimit. Policia e quan jo shumë të logjikshëm.

“Ne duam të heqim çdo dyshim dhe pasi ai ndjehet i kërcënuar ia kemi caktuar mbrojtjen, por ka shumë vrima në deklarimet e tij dhe duam që qytetarët serbë të ndjehen të sigurt”,

tha Vladimir Rebiç, Shef i Policisë së Serbisë.

Gazetari serb megjithatë insiston se është rrëmbyer me qëllim për të dërguar porosi tek të gjithë gazetarët investigativ. Ka shkruar për shumë thotë që kanë lidhje edhe me Kosovën dhe kërkon vetëm drejtësi.

Tv Klan